360 mijë doza të tjera do i marrë Covax

Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina kundër Covid-19 nga kompania Pfizer. Konfirmimin e kanë dhënë përfaqësues të kësaj kompanie gjatë një takimi virtual me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Siç kemi bërë të ditur edhe më herët, Ministria e Shëndetësisë ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre”.

Kosova do të marrë edhe nga mekanizmi Covax edhe 360 mijë vaksina falas për 20% të popullatës. Qytetarët e kanë mirëpritur lajmin për sigurimin e vaksinave, ndërsa janë të ndarë në mendime nëse do të marrin vaksinën ose jo.

Vaksina do të sigurohet për të gjitha grupet e popullatës që do të mbulohen me vaksinim, sipas projeksioneve të Institutit të Shëndetit Publik, ndërsa do të jetë falas.

Tv Klan