Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pranvera duket se do të rikthej refugjatët kosovar, kësaj radhe nga Kosova Lindore. Komisariati i refugjatëve, ka përgatitur objekte strehimi për 13 mijë shqiptarë nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. Por komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi ka raportuar për 25 mijë shqiptarë të shpërngulur nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, që nga qershori i vitit ’99. Sipas një burimi deri tani janë dëbuar mëse 35 mijë shqiptarë.

Ndërkohë 41 shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre në anën e tendosur serbe të qytetit të ndarë të Mitrovicës, nën mbrojtjen e fortë të ushtarëve francezë. Qindra shqiptarë qendronin të qetë në bregun jugor të lumit Ibër duke parë operacionin, ndërsa serbët hidhnin gurë dhe përlesheshin me ushtarët në anën tjetër të lumit.

Megjithë trazirat e djeshme të provokuara nga serbët KFOR-i deklaron se është i vendosur të kthej në shtëpitë e tyre shqiptarët e shpërngulur nga pjesa veriore e Mitrovicës së ndarë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori