Nuk pat shumë karrige për të pritur gjithë mysafirët në sallën e Kuqe, të gjithë i mblodhi në një vend lideri i ndjerë i Paqes Ibrahim Rugova. Ministrat e qeverisë me në krye shefin, Hashim Thaçi u bashkuan me anëtarët e vjetër e të rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ambasadorë e personalitete të tjera, për Rugovën foli presidenti Fatmir Sejdiu duke e quajtur atë ikonë të kombit.
Fatmir Sejdiu: “Rugovën e bënte të veçantë urtësia e ti e paimagjinueshme e cila u proklamua në jetë si doktrinë nacionale për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”
Çmimin e themeluar në emër të tij, medaljen e artë për paqe, demokraci dhe humanizëm, doktor Ibrahim Rrugova, ju nda Vaclav Havelit. Në emër të ish-presidentit çek nderimin e mori ambasadorja e këtij vendi Janna Herbickova e cila lexoi edhe letrën e dërguar nga Haveli.
Janna Herbickova: “Ai ishte partner në të cilin shtetet perëndimore kishin vënë shpresat e tyre për një bashkëjetesë paqësore dhe zhvillim demokratik për mbarë rajonin.”
Krejt në fund radha ishte për Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Kosovës.
Ku ka më mirë se të pushosh pak nën këta tinguj./tvklan.al