Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Megjithëse me plane dhe agjendë të re në kreun e administrimit lokal të Kosovës, Hakerup s’ka mundur t’i shpëtojë problemeve të trashëguara nga paraardhësi Kushner, Mitrovica dhe Lugina e Preshevës. Parulla e tij, tani bëhet sipas mënyrës time, duket se do kohë të vërtetohet. Një prej prioriteteve të paracaktuara të tij, ka qenë dhe hapja e zyrës së UMNIK-ut në kryeqytetin serb, e cila do të vendoste marrëdhënie të reja mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas Susan Manuel, zëdhënëses së UMNIK-ut, plani për hapjen e zyrës kishte nisur me kohë, por Hakerup thjesht ka dashur të përshpejtojë punën. Kjo do të lehtësojë raportin tonë, megjithatë së pari ne na duhet të përcaktojmë legalitetet e hapjes së zyrës. E ndërsa Prishtina zyrtare nuk e ka pritur në mënyrë pozitive hapjen e zyrës, opinioni publik në Kosovë shprehet kategorikisht kundër një lidhje UMNIK – Beograd./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori