Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kreu i KFOR-it, gjenerali italian Gabigiozo dhe ai i UMNIK-ut Hacerap, kanë dalë sot në një konferencë shtypi lidhur me incidentet e rënda në Mitrovicë. 13 ushtarë francezë janë plagosur, gjatë përleshjeve të djeshme mes KFOR-it francez dhe rreth një mijë shqiptarëve dhe 5 automjete janë djegur. Kjo është e papranueshme, ka thënë Gabigiozo, duke theksuar se KFOR-i ka plane konkrete për normalizimin e situatës.

Gjithashtu në Mitrovicë janë dërguar trupa shtesë nga të gjitha brigadat, përfshi edhe gjermanët e britanikët. Ndërkaq edhe sot situata në Mitrovicë nuk duket e qetë, pasi ende ka grumbullime të njerëzve në shesh, si në jug ashtu edhe në veri të qytetit./tvklan.al