Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një përkthyese serbe e cila punon për misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK u plagos rëndë pas hedhjes së një granate në apartamentin e saj ditën e sotme. Ky është sulmi i dytë i njoftuar ndaj një punonjësi serbishtfolës. Të misionit të OKB-së, brenda 10 ditëve të fundit. Javën e kaluar një punonjës i UNMIK me origjinë bullgare u vra ditën e mbërritjes së tij në Krahinë, pasi e kishin pyetur për orën në një rrugë të mbushur me shqiptarë në qendër të Prishtinës.
UNMIK bëri të ditur se përkthyesja e cila ka qenë e kërcënuar nga shqiptarët po shihte televizor me tezen e saj kur u hodh granata nga një sulmues i panjohur. Ajo është plagosur në kokë ndërsa tezja e saj është plagosur lehtë dhe ndodhet në gjendje shoku. Përkthyesja serbe e cila punon për misionin e OKB në Kosovë, UMNIK u plagos rëndë pas hedhjes së një granate në apartamentin e saj është shprehur për mediat Bernard Kushner./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti