Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Problem i nisur muaj më parë në selinë e Natos, sot është publikuar në shtypin britanik. Një spiun në Nato ju jepte serbëve informacione shumë të fshehta për sulmet e bombardimeve të Aleancës kundër Jugosllavisë, gjatë konfliktit të Kosovës vitin e kaluar. Informacionet përfshinin objektet që do të goditeshin dhe intineraret e sakta të fluturimeve shkruan “The Guardian”.

Zëdhënësi i Natos, ka deklaruar se nuk kishte prova se plani operativ i aleancës ishte kompromentuar. Ajo që mund të them është se nuk ka prova Brenda aleancës se plani ynë i veprimeve është vënë ndonjëher në rrezik, ka thënë ai. Gjëja e dytë është se Nato mori masa të jashtëzakonshme për të siguruar se plani I saj operativ të mbetej sekret.

Ndërkohë gazeta shkruan se një raport i brendshëm i hartuar për zyrtarët e lartë të mbrojtjes amerikane kishte arritur në përfundimin se serbët kishin djeni me urdhërat e përditshme të Natos për sulmet ajrore.

“The Guardian” citoi një burim të lartë të Natos, të thoshte se komandanti i lartë i aleancës, gjenerali Uesli Klark, kishte dyshuar në fillim të fushatës së bombardimeve se Beogradi kishte një spiun në selinë e organizatës në Bruksel./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori