Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kosova po përjeton një situatë të çekulibrimit dhe tensioneve përherë ne rritje. Sot Mitrovica është përfshirë nga vala e përleshjeve mes grupeve etnike. Sipas burimeve nga qyteti i ndarë, të plagosurit janë të shumtë si nga serbët edhe nga shqiptarët. 14 ushtare të KFOR-it, 20 serb dhe 5 shqiptarë u plagosën sot. Ky është bilanci i përleshjeve në Mitrovicë.

Ndërkohë sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt i kërkoi sot bashkësisë ndërkombëtare ti mbaj premtimet e veta për demokratizimin e vendeve të Ballkanit. Duke i kërkuar në mënyrë të veçantë evropës të mos vonohet. Një nga objektivat e vizitës time në Europë është që tju them se SHBA janë gati të bëjnë detyrën që ju takon, por europa nuk duhet të vonohet ka deklaruar ajo.

Ollbrajt përmendi paktin e stabilitetit për europën juglindore që u miratua në korrik të vitit të kaluar në Sarajevë, duke theksuar se që pakti të kishte sukses duhej që bashkësia ndërkombëtare ti mbante premtimet e veta përsa i përket ndihmës.

Në lidhje me këtë çështje ajo mbështeti propozimin e kryetarit të KE Romano Prodi për caktimin e një shume prej 12 miliard eurosh gjatë 6 viteve të ardhshme. Shpresoj që ky angazhim të mbështetet nga të gjithë anëtarët e bashkimit të europës ka deklaruar Ollbrajt./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori