Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje.
Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.
Më vonë, Vuçiç ka thënë se ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për ato që i ka konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Prishtinës, duke ia pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje.
Lista Serbe ka të drejtë të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashteresa brenda 48 orësh, e kjo e fundit ka 48 orë shtesë për të shqyrtuar ankesat.
Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë.
Tv Klan