KQZ ka lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, ku fitues u shpall Vangjel Tavo i PS me 58,62% të votave.
Ky vendim vjen pas kërkesës së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për ripërsëritjen e procesit zgjedhor, duke e cilësuar si të pavlefshëm.
Kujtojmë se sipas raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rivali politik i Tavos, Petro Gjikuria mori 41,38% të votave.
Zgjedhjet u zhvilluan më 4 Gusht në 36 qendra votimi.
/tvklan.al