Rreth 5 muaj para zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se janë të gatshëm për koalicion me parti të tjera politike në vend. Sipas kryetarit Memli Krasniqi ka vetëm një kusht.
Memli Krasniqi: Nëse ka hapësirë për të diskutuar me parti që janë të përafërta me bindjet tona politike, programore, ideologjike dhe me programin që do ta mbart zoti Hamza normalisht që kemi bërë në të kjaluarën dhe do të bëjmë edhe në të ardhmen
Nga partia opozitare më e madhe në vend thonë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe shumë shpejt kandidati i kësaj partie për kryeministër do të shpalosë para qytetarëve edhe platformën e qeverisjes
Memli Krasniqi: Ne kemi qenë të gatshëm për zgjedhjet në Qershor, normalisht jemi të gatshëm edhe për zgjedhjet në Shkurt. Tani kemi një hapësirë kohore më të gjatë ku edhe dinamika e fushatës zgjedhore dhe komunikimit me qytetarët ka ndryshuar meqënëse është një fazë më e gjatë. Unë besoj që ju shumë shpejtë do të shihni në mënyrë të veçantë kandidatin tonë për kryeministër zotin Bedri Hamza anë e mbanë vendit duke komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët.
Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar 9 Shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Klan News