Mund të tingëllojë e çuditshme, por ekspertët kanë zbuluar se si njeriu mund të jetojë shumë gjatë, falë një “sekreti”. Këtë, ata e kuptuan, përmes një gruaje, 117-vjeçare në ADN-në e së cilës janë faktuar detaje interesante.

Studimi i cili pati në fokus “njeriun më të vjetër në botë”, tregon se si gruaja e quajtur Maria Branyas Morera , e cila ndërroi jetë në Gusht të vitit të kaluar në moshën 117-vjeçare, u bë shkak që ekspertët të hulumtonin mbi faktorët që ndikuan në jetëgjatësinë e saj.  

Maria Branyas Morera, gruaja që jetoi 117 vite.

Në gjetjet e kërkuesve, u mësua se e ndjera gëzonte “mikrobiomën e një fëmije” dhe “një gjenom të privilegjuar”.

Ndërsa, vajza e saj, Rosa Moret, shprehet se fakti që ajo nuk ishte e sëmurë, u bë shkak që nëna të jetonte kaq gjatë.

Branyas filloi të humbiste shikimin, kujtesën dhe dëgjimin, pak kohë përpara se të ndërronte jetë.  /tvklan.al