Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur sulme të reja mbi kryeqytetin e Jemenit kundër grupit të rebelëve Houthi.

Sipas mediave të huaja gjatë fundjavës nga sulmet e SHBA u raportuan të paktën 53 viktima mes tyre 6 gra dhe 2 fëmijë dhe u plagosën mbi 100 të tjerë në Saana dhe provincat rreth saj.

SHBA nisi sulmet ushtarake ajrore mbi Jemen të shtunën (15 Mars) menjëherë pas deklaratës së grupit Houthi të mbështetur nga Irani se do të rifillonin sulmet anijeve izraelite.  

Presedenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se do të përdorë forcë dërrmuese vdekjeprurëse deri sa grupi Houthi të heqë dorë nga sulmet e tyre ndaj anijeve izraelite. Gjithashtu ai paralajmëroi edhe Teheranin se do të do jetë përgjegjës për veprimet e aleatit të tij.  

/tvklan.al