Një tërmet i fortë me magnitudë 5,3 Rihter goditi në orët e para të mëngjesit ishullin e Kretës.
Si pasojë e lëkundjeve të forta, u shkaktua panik tek banorët vendas dhe turistët, pasi Kreta njihet për fluksin tejet të lartë të vizitorëve gjatë muajve të verës.
Instituti i Gjeodinamikës në Athinë u shpreh se lëkundjet e orës 7:00 të mëngjesit u regjistruan rreth 18 kilometra nën shtratin e detit, duke goditur afro 60 kilometra në bregun jugor të ishullit pranë qytetit të vogël Paleohora.
Ky tërmet u parapri nga shumë të tjerë më të vegjël, por autoritetet vendase nuk raportojnë për të lënduar.
Kreta njihet si një ndër ishujt më të prekur nga lëkundjet sizmike, pasi pllaka afrikane dhe ajo europiane takohen nën shtratin e detit në jug të Kretës dhe në mënyrë të përsëritur, kjo shkakton tërmete të forta.
Tv Klan