Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur pasditen e sotme Komitetin Drejtues të PL-së. Gjalës fjalës së tij, Meta ka thënë se djegia e mandateve nuk ishte vendim, por ishte krim. Me tone të ashpra, kreu i PL-së ju është drejtuar të pranishëmve duke thënë se nepotizmi është problem në partinë që ai drejton.

Ilir Meta: Nepotizmi ka përzënë gjysmën e atyre që votuan në 2017 nga Shqipëria sepse ai nuk ishte vendim, ishte krim djegia e mandateve dhe një pjesë e madhe kanë përgjegjësi, përveç Erisa Xhixhos. Të gjithë të tjerët u justifikuan me idenë pse nuk dërguan një mesazh tek Meta që kishte dalë kundër idesë së djegies së mandateve. Nepotizmi është akoma. Ilir Meta lojë me kushtetutën ka bërë ndonjëherë? Lojë me pluralizmin politik ka bërë ndonjëherë? E nëse ndonjë grua ankohet se është viktimë e burrave, një politikë është viktimë e një palaçoje që quhet Lulzim Basha, i cili të gënjen dhe për orën. Nepotizmi është problem se vjen nga arroganca dhe nga lidhjet familjare. 3-4 nënkryetarë nga 1 familje. Bëni statistika sa herë kam folur unë këto 3-4 muaj? Nepotizmi është përgjegjës dhe për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë të Ilir Metës. Janë shokuar të gjithë me ato pamjet që ja tregova dhe Blendi Fevziut atë mbrëmje.

Teksa problemin kryesor në Partinë e Lirisë, Ilir Meta ka quajtur nepotizmin, ai ka thënë se këtë të fundit do ta ekzekutojnë në 27 Prill, ditë kur do të mbahet Konventa Kombëtare e PL-së. Meta ka vijuar akuzat ndaj drejtësisë, teksa ka thënë se aty është kulmi i nepotizmit ku sipas tij ka 7 anëtarë nga një familje në një prokurori.

Ilir Meta: Krenalizmi dhe nepotizmi është përgjegjës për imazhin e Ilir Metës! Asnjë në selinë e PL-së nuk e kujton kryetarin e Partisë së Lirisë. Si shpjegohet? Është nepotizmi. Prandaj në 27 Prill, ekzekutojmë nepotizmin! Ne ekzekutojmë fenomenin sepse nuk mund të jetë më biznes familjar. Ne kemi shumë raste të nepotizmit. Nepotizmi është problem tepër serioz në të gjithë shoqërinë tonë. Si do të realizojmë 5 prioritetet tona madhore në parti pa çrrënjosur nepotizmin? Si do i mbledh 3 miliardë Euro në vit shtesë nëse nuk çrrënjosim nepotizmin në dogana dhe tatime? Për Reformën në Drejtësi, për Rama-formën, bravo i qoftë mendimit ndryshe. Kulmi i nepotizmit është në drejtësi, në një prokurori, 7 veta në një familje. Kjo është drejtësia që deshëm dhe duam? Në 27 Prill votojmë për të ekzekutuar nepotizmin dhe për të instaluar meritokracinë. Kjo është rruga për të dhënë besimin se kështu do të jemi në qeverisjen e vendit dhe askush nuk do të emërohet nëse është miku i Ilir Metës apo shoku i Erisa Xhixhos. Sistem matje për të gjithë drejtuesit e PL-së për përqëndrimin e mesazhit në 5 prioritetet, por edhe i parandalimit të shpërbërjes së vendit tonë. Jam i sigurtë se do ta bëjmë në mënyrë të hekurt dhe të vendosur. Kam dëgjuar se nuk ka PL ide, alternativë ndryshe. Nuk mund të ketë 2 njerëz në kryesi nga e njëjta familje, kjo nuk mund të thotë se duhet të ikë Kryemadhi, apo të ikë Meta, kjo do të zgjidhet me kuti. Ky rast është edhe për rastet e tjera, i kemi futur një edukatë dhe frymë të keqe rinisë. Askush të mos i qajë hallin Partisë së Lirisë, askush të mos shpresojë se Partia e Lirisë provokohet kaq lehtë, rrethimi i vogël i Ilir Metës mbaroi. Më 27 Prill fillon rrethimi i madh i Rilindjes, i kësaj epoke që ka përzënë 1 milionë e gjysëm shqiptarë në 10 vite. Ne do i mbajmë premtimet, ashtu si i ka mbajtur Ilir Meta premtimet.

/tvklan.al