Të ftuarit e Genti Laskut në emisionin Euro Zone, shprehën habi për paraqitjen e Anglisë në ndeshjen e dytë të grupit C përballë Danimarkës.
Gert Çarçani: Anglia e kishte nënvlerësuar ndeshjen. Nuk pashë impenjim nga ana e lojtarëve anglezë.
Florian Riza: Anglia nuk e kishte nënvlerësuar fare ndeshjen, por Danimarka luajti mirë dhe arriti të merrte pikë.
Erjon Xhafa: Nuk ka logjikë në futboll që kjo Angli pretendente të luajë kështu. Duket sikur e ka arritur kualifikimin dhe po kryenin një formalitet.
Florian Riza: Edhe nëse nuk fiton, të paktën Anglia të mos ishte kaq apatike, të mbajë lart reputacionin e saj për të luajtur bukur, të luajë me agresivitet. Nuk ka kuptim që i ndryshon vendin lojtarëve, pozicionet. Trajneri ka plot alternativa, nuk ka nevojë të shkojnë mbrojtësat dhe të luajë në mesfushë. Janë vetëm disa individë si Foden që janë aktiv, pjesa tjetër e fikur. Një Angli që luan me 1 km/orë./tvklan.al