Nga trajnerët te lojtarët, të shumtë  kanë qenë zërat që e kanë ngritur si shqetësim problemin e dëmtimeve në Premier Ligë.

Në bazë të një investigimi të bërë, rezulton se në kampionatin anglez është rritur së tepërmi numri i lëndimeve nga tërheqje muskulore si pasojë e kalendarit të ngjeshur dhe stilit të të luajturit.

Dëmtimet muskulore ndodhin kur muskujt janë të mbingarkuar ose si pasojë e tërheqjes tej normave, e shpesh për shkak të lodhjes si edhe të sprintit nga ana e futbollistëve.

Sezonin e kaluar, lojtarët e Premier Ligë pësuan 163 dëmtime të tilla, një rritje me 25% krahasuar me mesataren 131.25 në katër sezonet e mëparshme.

Shqetësimi është i madh te trajnerët e skuadrave të Premier Ligës, pasi për t’u luajtur janë edhe 1/3 e ndeshjeve të mbetura në këtë vit futbollistik.

Nga të gjitha dëmtimet e këtij sezoni, çereku i tyre janë tërheqje muskulore. Ajo që shqetëson më shumë sipas Daily Mail është fakti se sa seriozë këto dëmtime janë bërë.

Më shumë se gjysma e tyre në sezonin e shkuar i lanë lojtarët jashtë fushe për më shumë se 30 ditë, 85 nga 163, një rritje shokuese prej 64% krahasuar me katër sezonet e mëparshme prej 52%.

Klan News