Që nga viti 2009, FIFA i ka akorduar çmimin Puskás për të nderuar golin më të bukur të shënuar në futboll.

Fitues kanë qenë Cristiano Ronaldo, James Rodriguez apo Mo Salah.

Nga ky vit do të jepet edhe goli më spektakolar edhe në futbollin e femrave. Këtu do të jepet çmimi Marta, i një ndër brazilianet gjashtë herë fituese e çmimit të FIFA-s si futbollistja më e mirë.

Dhe ka një shans shumë të mirë që fituesi i parë i çmimit Marta të jetë gjetur tashmë. Lizbeth Ovalle, superylli i klubit meksikan Tigres Femenil.

Me një goditje me thembër, apo sic njihet goditja e akrepit, 25-vjeçarja shënoi një gol pothuajse të pakuptueshëm, i cili nuk është parë kurrë më parë I realizuar në këtë mënyrë.

E sigurtë është që Ovalle do të jetë një kandidate e fortë për këtë titull.

Tv Klan