Afati i regjistrimit të emigrantëve për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit përfundon mesnatën e së martës. Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi me tre vota kundër dhe dy vota pro propozimin opozitës për të shtyrë deri më 9 mars procesin për të gjithë emigrantët.

PD kërkonte që shtyrja të bëhej për të gjithë emigrantët për 5 ditë, ndërsa PS ishte dakord në parim, por që kjo shtyrje të realizohej vetëm për ata emigrantë të cilët kanë aplikuar më parë dhe nuk ishin regjistruar dot ne sistem për shumë arsye teknike.

Rreth 287,500 zgjedhës nga jashtë vendit kanë bërë kërkesë për regjistrim për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa janë miratuar mbi 230 kërkesa. Numri i emigrantëve që u është refuzuar kërkesa për regjistrim është mbi 42 mije. Në shqyrtim nga KQZ janë mbi 15 000 kërkesa.

Interes më të lartë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit kane shfaqur shqiptaret qe banojnë ne Itali, me pas renditen shqiptare ne Greqi dhe  ata ne Gjermani.

Kodi zgjedhor parashikon edhe një tjetër mundësi të fundit për shqiptarët e refuzuar dhe koha është pas datës 9, kur del lista paraprake e zgjedhësve nga jashtë. Pas këtij momenti, të gjithë ata që janë në sistem, si të pranuar ose të refuzuar, kanë 48 orë kohë për saktësime të mëtejshme.

Më herët, Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve miratoi regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit. Në KQZ u miratua koalicioni “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e përbërë nga PD e Berishës, PL e 24 forca të tjera politike, koalicioni Nisma Shqipëria bëhet si dhe koalicioni tjetër Djathtas për zhvillim.

Klan News