Edhe pse sapo është rinovuar, Santiago Bernabeu pritet të ketë ndryshime të tjera para Botërorit 2030 që do të mbahet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Sipas faqes spanjolle Relevo, klubi madrilen ka ndërmend ta rrisë kapacitetin edhe me 5 mijë vende, duke e çuar në 85 mijë.

Për këtë do të duhet të shtohen daljet e emergjencës, punime të tjera për rritjen e sigurisë. Një lëvizje e tillë bëhet edhe për të bindur FIFA-n ta zhvillojë aty finalen e turneut edhe pse do të jetë e vështirë.

Konkurrenca është e fortë, pasi pretendentë janë edhe Camp Nou i Barcelonës që në përfundim të punimeve do të ketë një kapacitet prej 100 mijë spektatorësh dhe stadiumi i ri në Marok që planifikohet të ketë 115 mijë vende të ulura.

Tv Klan