Kjo është sherbela, një ndër bimët mjekësore që zë peshën kryesore të eksporteve shqiptare, e destinuar kryesisht për tregun amerikan të farmaceutikës dhe aromatikes, industria e grumbullimit të bimëve medicinale në vendin tonë duket se nuk i ka shpëtuar efekteve negative të krizës globale.
Këtu jemi në një prej fabrikave më të mëdha të mbledhjes dhe distilimit të b9imëve mjekësore në qarkun e Lezhës, kjo kompani ka eksperiencë disa vjeçare në këtë fushë dhe në të janë të punësuar mbi 50 punëtorë. Administratori i saj thotë se varësia nga tregu amerikan ka dhënë ndikime t e para si në nënshkrimin e kontratave ashtu dhe në likuiditetin e parave.
Filip Gjoka: “Ndikimi i krizës globale erdhi disi papritur çka na ka sjellë një mbijetesë më shumë vështirësi në treg në aspektin e vazhdimësisë së kontratave të mbylljes së kontratave të reja dhe problemi më i madh është në finalizimin e pagesave.”
Pak km më larg drejtuesit e një tjetër fabrike me aktivitet të gjerë në Malësinë e Madhe shprehen se muajt e fundit është vënë re një ulje interesi nga kompanitë e huaja.
Vasel Muçaj: “Kriza financiare që ka pushtuar gjithë botën dashje pa dashje do prekemi edhe ne sepse janë luhatje të kursit të këmbimit të cilat kaniherë edhe detyrojnë që të rezervohesh për sa i përket investimit edhe provimit.”
Për të kaluar këtë moment të vështirë eksportuesit e bimëve mjekësore i sugjerojnë qeverisë miratimin e një pakete ndihmëse që tu lejonte atyre marrjen e kredive të buta.
Filip Gjoka: “Ashtu sikur disa vende të tjera të cilat kanë krijuar fondet e garancisë për krizat të gjithë eksportuesve tanë tu jepet ndihmë a me kredi të zbutura ose një formë tjetër financimi, me qëllim që të ruhet niveli i eksporteve.”
Sot në vend janë rreth 20 mijë familje që sigurojnë të ardhura nga grumbullimi i bimëve medicinave, kjo industri është e shtrirë kryesisht në Shkodër, Koplik, Durrës, Tiranë ku funksionojnë 4 fabrika të përpunimit dhe mbi 20 mini fabrika të përpunimit të bimëve aromatike. Eksporti i bimëve medicinale gjatë vitit 2008 shënoi mbi 8000 ton bimë medicinale me një vlerë rreth 18 milion dollarësh./tvklan.al