Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale që e quajnë propagandë boshe, uljen me një lekë për kilovat të çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë.
“Kjo është ulja e parë në Europë që nga agresioni rus në Ukrainë.”
Për të gjithë ata që thonë se ulja e çmimit erdhi për efekt elektoral Rama dha këtë përgjigje.
“Me gjeni një veprim të kësaj natyre për vota…”
Sipas Ramës, fitorja e socialistëve në zgjedhjet e 11 Majit do të jetë më e thellë se fitoret e mëparshme. Nga ulja e çmimit të energjisë sipas kryeministrit do të fitojnë mbi 1 milion shqiptarë.
“1 milionë konsumatorë do paguajnë më pak për energjinë, ndërsa pensionistët do kenë një pension minimal plus nga kjo ulje.”
Çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë duke nisur nga 1 Shkurti do të jetë 8.5 lekë për kilovat pa TVSH, për fashën deri në 700 kilovat ose 10.2 lekë me TVSH.
Klan News