36 vjeç e gjysmë dhe ende vazhdon të jetë një makineri golash. Robert Lewandowski është golashënuesi më i mirë në Champions League dhe La Liga spanjolle me gjithsej 31 gola në 33 paraqitje këtë sezon. 

Sulmuesi polak i Barcelonës i skadon kontrata në fund të sezonit, por, siç raportohet nga gazeta katalanase “Mundo Deportivo”, palët kanë arritur tashmë një marrëveshje për të ushtruar klauzolën e rinovimit për një vit tjetër deri në Qershor 2026.

Në rast të një akordi mes palëve do të kishte edhe ulje të pagës së Lewandowskit. Duke iu referuar këtyre burimeve të mediave spanjolle, ai do përfitonte 26 milionë Euro, pa përfshirë bonuset në lidhje me performancën e tij dhe sukseset ekipore.

Lewandowski arriti në Barcelonë nga Bayern Munich, teksa ka shënuar 90 gola në 128 paraqitje deri më tani. Polaku po përjeton një ecuri pozitive në këtë sezon.

Lewandowski ka shënuar një mesatare prej 0.94 për çdo ndeshje, shifër që është e ngjashme me atë të kaluar te Bayer Munich. Hansi Flick ka përpiluar një dietë të jashtëzakonshme për 36-vjeçarin, por edhe për orët e tij të pushimit dhe rikuperimit pas ndeshjeve.

Klan News