Policia italiane ka shkatërruar një tjetër bandë hajdutësh italo – shqiptare, përgjegjëse për të paktën 33 grabitje në banesa.

Kështu, karabinierët e Novara ekzekutuan 6 urdhër arreste për bandën e përbërë nga italianë dhe shqiptarë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, ata i kryenin grabitjet kryesisht gjatë natës dhe gratë luanin rrolin e “mbulues” duke i ndihmuar grabitësit që të fshihnin sendet e vjedhura.

Hetimet për këtë bandë nisën në Mars, me arrestimin e dy shqiptarëve në Novara. Më pas, në pranga përfunduan 4 të tjerë.

Ata përllogaritet se kishte arritur të grabisnin sende që kapnin vlerën e rreth 300 mijë eurove në treg./tvklan.al