“Shfaqja Në “Super Bowl” ishte si në lokale striptizmi”!
Performanca spektakolare e Jennifer Lopez dhe Shakirës në Super Bowl vazhdon të diskutohet, edhe pse kanë kaluar tre javë. Jo të gjithë flasin pozitivisht për shfaqjen që dhuroi dyshja në finalen e kampionatit të Ligës së Futbollit Kombëtar.
Rreth 1300 amerikanë u ankuan në FÇ, një agjenci e pavarur në Shtetet e Bashkuara dhe ishin sidomos prindërit ata që shprehën pakënaqësitë e tyre. Ata theksojnë se fëmijët e tyre u ekspozuan në një “shfaqje porno” dhe “pole dancing” ose kërcimi në tub i Lopez nuk i ka pëlqyer të gjithëve.
Kështu, një grup prindërish shprehen në rrjetet sociale se shfaqja kishte përmbajtje seksuale dhe se janë detyruar të largojnë fëmijët e tyre nga ekrani i televizorit. Gjithashtu, nuk mungojnë zërat se “Super Bowl” mund të bojkotohet në vitet e ardhshme.
Klan Plus