Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk janë më në një lidhje dashurie, por kjo nuk i pengon ata të ruajnë një marrëdhënie miqësore së bashku.

Tabloidi britanik Daily Mail bën të ditur se ish-çifti kanë drekuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në Los Angelos dhe kanë shkëmbyer edhe dhurata me rastin e sezonit festiv.

Ata do të vazhdojnë të jenë në jetën e njëri-tjetrit pavarësisht se nuk janë në një romancë së bashku”, thotë  një burim për Page Six .

Ben Affleck ruan marrëdhënie të mira edhe me ish-bashkëshorten Jennifer Garner me të cilën ka tre fëmijë.

Thuhet se ata po bashkëpunojnë për filmin e titulluar “Animals” që do të shfaqet në Netflix.  Ish-çifti kanë luajtur tre filma së bashku, të gjithë të realizuar para se të martoheshin në vitin 2005.

Klan News