Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mangësia më e madhe në komunat e Kosovës ishte mungesa e ndërlidhjes telefonike. Gjatë gjithë rrugës për në Kosovë, vargu i makinave ishte shumë i gjatë, me targa të ndryshme të Shqipërisë, sit ë Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Fierit etj, që transportonin kosovarët që kanë qenë në këto rrethe.
Ritmet e kthimit të të ardhurve nga Kosova për në vatrat e tyre përmes pikave doganore të Morinit dhe Qafë Prushit vazhdojnë të jenë të larta. Sipas raportimeve nga prefektura e Kukësit vetëm sot nga ora 5 deri në orën 17, kanë lëvizur në drejtim të Prizërenit 7488 persona.
Që në orët e para të mëngjesit e gjatë gjithë ditës, vargu i makinave me targa të ndryshme ishte i gjatë. Pjesa më e madhe e tyre janë banorë të qyteteve Prizëren, Suarek, Prishtinës, Ferizaj, Pejës etj./tvklan.al