Të hënën e ardhshme fillon shkolla dhe pritet një trafik i rënduar i automjeteve, por edhe lëvizje të shtuara këmbësorësh. Oficeri i Policisë Rrugore, Gerhard Baka njofton në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se plani i masave për mbarëvajtjen e trafikut është gati. Megjithatë, ai kujton qytetarët se është i nevojshëm edhe ndërgjegjësimi i tyre për të shmangur lëvizjet me automjet në rastet kur është e mundur, të paktën në tri ditët e para të javës së ardhshme.
Gerhard Baka: Absolutisht që është hartuar edhe plani i masave në bashkëpunim edhe me policinë bashkiake ku do të angazhojmë maksimalisht të gjitha strukturat e Policisë Rrugore dhe Policisë Bashkiake të kryeqytetit për të krijuar lehtësira në rrjedhshëmërinë e trafikut dhe për të qenë prezent sepse me fillimin e shkollës fillon edhe paketa e sigurisë nëpër shkolla në të cilën ne do të jemi pjesëmarrës në ëkttë pakeë duke dhënë kontributin tonë në mbarëvajtjen e trafikut, në rrjedhshmërinë e trafikut dhe sigurisht, këtu gjej rastin t’u bëj një apel të gjithë përdoruesve të rrugës, kryesisht të prindërve apo të personave që kanë në afërsi të tyre shkollat ku do të çojnë fëmijët që të krijojnë hapësira dhe lehtësi që të shmangin automjetet dhe të ecin në këmbë sepse të paktën tri ditët e para do të jenë të vështira, ne do t’ia dalim siç ia kemi dalë çdo vit, por edhe qytetarët të tregohen paksa më të matur me përdorimin e rrugës./tvklan.al