Janë dueti i vetëm në edicionin e këtij viti të “Kënga Magjike”. Gresa Gjocera dhe Bledi Kaso sjellin “Zemër për zemër”, një rikthim pas 14 vitesh i këngëtares në kompeticion. Ku ka qenë gjithë këtë kohë, Gresa e thotë përpara se të performojë në skenën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Ardit Gjebrea: Gresa, na ka marrë malli.
Gresa Gjocera: Edhe mua.
Ardit Gjebrea: Por nëse mund ta themi kështu, të ka zënë simptoma e dinozaurëve. Ku ke qenë gjithë këto vite?
Gresa Gjocera: E fshehur në muzikën ‘live’.
Ardit Gjebrea: Ku?
Gresa Gjocera: Performoj në ambiente të ndryshme muzikën ‘piano bar’ dhe shumicën e kohës nëpër klabe.
Ardit Gjebrea: Çfarë të joshi të rikthehesh pas 14 vitesh?
Gresa Gjocera: Magjia që sjell kjo skenë.
Ardit Gjebrea: Dhe pse me Bledin?
Gresa Gjocera: Sepse Bledi është mjeshtri i muzikës ‘live’.
Ardit Gjebrea: Ju nuk e keni provuar votimin e hapur të artistëve për njëri-tjetrin. Jeni përgatitur për betejën? Bled?
Bledi: Deri diku, po.
Gresa Gjocera: Nuk mund ta quaj betejë, është thjesht gjendje shpirtërore./tvklan.al