Shqipëria U-19 pësoi humbjen e dytë radhazi në kualifikueset e Europianit për këtë grupmoshë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj, u mposhtën minimalisht në “Elbasan Arena” nga Danimarka.
Goli i avantazhit dhe i vetmi në këtë ndeshje, ishte ai i Lund-Jensen në minutën e 37-të.
Kjo është humbja e dytë për Shqipërinë në këto kualifikuese, pas asaj me Izraelin pak ditë më parë me rezultatin e thellë 6-0.
Sfida e radhës dhe e fundit për kuqezinjtë, do të jetë ndaj Irlandës së Veriut, më 19 Nëntor.
/tvklan.al