Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19, triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Malit të Zi, në ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Paraqitje pozitive e vajzave kuqezi në stadiumin “Arena Kombëtare”, me golat e fitores që u shënuan nga Adela Qose në minutën e 30-të dhe Xhesika Ndoj në minutën e 68-të.

Golin e vetëm për Malin e Zi e shënoi Nada Doknic, në fillimin e pjesës së dytë. Shqipëria e vajzave, është pjesë e grupit B1, së bashku me Bjellorusinë dhe Moldavinë.

Këto dy kombëtare u përballën mes tyre dhe vajzat bjelloruse fituan me shifrat e thella 10-0. Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë ndaj Moldavisë më 30 Nëntor, ndërsa sfida e fundit do të jetë ndaj Bjellorusisë më 3 Dhjetor. /tvklan.al