Qerimaj: Të shikojmë si do të veprohet pas shtyrjes së Olimpiadës

Koronavirusi ndaloi aktivitetin kudo, duke pezulluar dhe turnetë që të japin pikët për Plimpiadën e Tokios.

Erkand Qerimaj, një nga pretendentët për Olimpiadën, pret ende mënyrën se si do të veprohet me garat kualifikuese të peshëngritjes, pasi Lojërat Olimpike do të mbahen verën e 2021.

“Kampionati Europian ishte gara e fundit gold për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike. Është parashikuar në Qershor, por me situatën nuk dihet si do të shkojë dhe me shtyrjen e Olimpiadës nuk dihet si do të veprohet me kualifikimin”.

Erkandi në situatën e krijuar po përpiqet të ruajë formën fizike, duke u përgatitur në kushtet e karantinës.

“Po bëj ushtrike në kushtet e shtëpisë, duke parë situatën për shkak të karantinës”.

Peshëngritësi shqiptar ka dhënë rezultate në garat ndërkombëtare vitet e fundit, duke sjellë edhe medalje botërore dhe europiane.

Tv Klan