Kombëtarja shqiptare U-21, do të përballet këtë të premte, me moshatarët e Zvicrës në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025.
Kuqezinjtë e Alban Bushit, synojnë fitoren, ndonëse përballë kanë kryesuesit e grupit. Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.
Helvetët mbajnë vendin e parë në Grupin E me 14 pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, ndërsa Shqipëria, me tetë ndeshje të zhvilluara, mban vendin e katërt në renditje, me 10 pikë.
Takimi Zvicër U-21 – Shqipëri U-21 do të luhet këtë të premte, në stadiumin “Stade de la Tuilière”, në orën 19:30.