OBSH ngre alarmin për rrezikun e rritjes së infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënive të padëshiruara tek adoleshentët në Europë. Shkak për këtë sipas ekspertëve është rënia alarmante e përdorimit të masave mbrojtëse tek kjo grupmoshë.
Raporti i ri zbulon nivele të larta të seksit të pambrojtur mes adoleshentëve në të gjithë Evropën, me implikime të rëndësishme për shëndetin dhe sigurinë. Studimi i Sjelljes Shëndetësore te Fëmijët e Moshave Shkollore, i cili anketoi mbi 242 000 15-vjeçarë në 42 vende të Europës, zbulon se përdorimi i prezervativit dhe pilulës kontraceptivë tek adoleshentët seksualisht aktivë ka rënë ndjeshëm që nga viti 2014, me normat e seksit të pambrojtur në mënyrë shqetësuese.
Raporti thekson se një pjesë e konsiderueshme e 15-vjeçarëve seksualisht aktivë janë duke u përfshirë në marrëdhënie seksuale të pambrojtura.
Prevalenca e lartë e seksit të pambrojtur tregon boshllëqe të rëndësishme në edukimin gjithëpërfshirës seksual të përshtatshëm për adoleshentët duke përfshirë edukimin për shëndetin seksual dhe aksesin në metodat kontraceptive.
Raporti thekson se përqindja e adoleshentëve seksualisht aktivë që përdorën prezervativ në marrëdhënien e fundit ra nga 70% në 61% tek djemtë dhe 63% në 57% tek vajzat nga viti 2014 në 2022.
Adoleshentët nga familje me pasuri të ulët kishin më shumë gjasa të raportonin se nuk përdornin prezervativ ose pilula kontraceptive në marrëdhëniet seksuale sesa bashkëmoshatarët e tyre nga familje më të pasura.
Tv Klan