Komedia “Kujdes nga Miku,” me regji të Armando Borës, u shfaq në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Personazhet kryesorë, Nori dhe gruaja e tij, gjatë një vizite tek miku i ngushtë Kati, përballen me një situatë të papritur. Një telefonatë e beftë njofton se Xhensila, vajza me të cilën Nori ka një lidhje sekrete, është rrëmbyer! Kjo situatë shkakton një varg episodesh komike e plot tension, duke mbajtur publikun të mbërthyer dhe të argëtuar deri në fund.
Regjisori Armand Bora theksoi se komedia trajton temën e familjes dhe sfidat e saj përmes humorit.
Armando Bora, regjisor: Është një komedi që trajton temat e familjes. Padyshim që edhe familja shqiptare ka ato krizat e saj dhe kjo është një komedi që sjell këto problematika me gjuhën e humorit.
Për aktorët, kjo komedi sjell momente plot situata komike dhe të qeshura.
Amos Zaharia: Është komedi plot me situata dhe publiku shqiptar e ka treguar se është i dhënë pas komedive. Mbase prej kohëve të trazuara që po jetojmë, jemi një popull që kemi nevojë të qeshim. Kështu që suksesi dhe e qeshura në këtë shfaqje janë të garantuara.
Ledio Lako: Personazhi im është një familjar pa vese i cili me ndershmërinë e tij bie pre e mikut të tij. Pastaj situatat zhvillohen midis keqkuptimeve.
Cubi Metka: Për mua është hera e parë në një shfaqje në Durrës.
Aktorët dhuruan një natë plot të qeshura dhe emocione, duke mbajtur publikun të mbërthyer për plot 1 ore e 15 minuta.
Tv Klan