Në javën e dytë të “Kënga Magjike”, Lorenc Hasrama është i pari që çel kategorinë “BIG”. Balada “T’kam dasht” shoqërohet nga një performancë unike dhe bëhet fjalë për një dashuri të “humbur”. Moderatori i programit të Tv Klan, “E diela shqiptare” , Ardit Gjebrea e ‘ngacmon’ pak Lorencin për të mësuar më shumë se kujt i është dedikuar kjo baladë.
Ardit Gjebrea: Lorenc, ti beson në atë shprehjen e treta e vërteta?
Lorenc Hasrama: Jo.
Ardit Gjebrea: Pse?
Lorenc Hasrama: Unë besoj te ajo hera e tretë më e mirë se e dyta dhe se e para.
Ardit Gjebrea: Pse nga tekstet e tua duket se dashuria gjen më shumë dhimbje sesa gëzim? Je pesimist?
Lorenc Hasrama: Jam i ndjeshëm.
Ardit Gjebrea: “T’kam dasht”, i thua kujt?
Lorenc Hasrama: Çdo njeriu që më ka dhuruar sado pak mirësi në jetën time dhe dashuri.
Ardit Gjebrea: Por që nuk e do më?
Lorenc Hasrama: Dhe që më ka duruar ashtu siç jam.
Ardit Gjebrea: Ndërsa ajo që do publiku më shumë nga ti është zëri yt dhe këtë vit Lorenci nuk ka ardhur vetëm, por edhe me piano. Dhe nuk do të jetë edhe vetëm me pianon./tvklan.al