Teksa vlerësuan maksimalisht miratimin konsensual të Reformës në Drejtësi, duke e konsideruar si një hap të madh përpara për Shqipërinë, në rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian, eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein e vunë theksin te domosdoshmëria e implementimit të kësaj reforme, duke mundësuar rezultate të prekshme nga qytetarët.

Deklaratatat, dy zyrtarët i bënë gjatë një takimi të zhvilluar me Ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, gjatë vizitës së saj dy ditore në Bruksel.

Nga ana e saj, Ministrja u shpreh se Shqipëria është e vendosur të konkretizojë zbatimin e Reformës në Drejtësi, përmes procesit të integrimit. Ministrja theksoi se domosdoshmëria e dialogut politik konstruktiv i shërben pikërisht këtij procesi.

gjosha-_fleckenstein

Në njoftimin për shtyp të Ministrisë thuhet se Gjosha theksoi se implementimi i Reformës në Drejtësi do të kërkojë kohë, por shprehu bindjen se përmes kapitujve 23 dhe 24 të cilët lidhen drejtpërdrejt me shtetin e së drejtësi, zbatimi i saj do të bëhej më konkret. Ministrja mësohet se u shpreh se Shqipëria meriton një raport pozitiv nga Komisionin Europian dhe se marrja e rekomandimit do të ishte shtysa më e mirë, për të vazhduar rrugën e reformave shtetndërtuese, të cilat i shërbejnë të ardhmes së vendit dhe qytetarëve.

Nga ana e tyre, eurodeputetët inkurajuan Shqipërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit, duke nënvizuar se ky moment pozitiv duhet përdorur pikërisht në funksion të së ardhmes europiane./tvklan.al