Pavarësisht pjesëmarrjes tejet të ulët në votime, referendumi për emrin në Maqedoni, u cilësua një sukses nga fuqitë ndërkombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndeti votën e së dielës duke shprehur mbështetjen për implementimin e plotë të marrëveshjes së Prespës në parlament. DASH u bëri thirrje aktorëve politikë në Maqedoni të veprojnë përtej interesave politike e të kapin këtë mundësi historike për të ardhmen e vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpriti votën Pro në referendum. Dera e NATO-s është e hapur, por duhet të përmbushen të gjitha procedurat në rang kombetar, tha shefi i aleancës ushtarake”.

Për Komisionerin Europian për Zgjerim, Johannes Hahn, populli e mbështeti marrëveshjen, ndërsa tashmë kërkohet implementim i plotë i saj.

E para që reagoi pas mbylljes së kutive ishte ministria e jashtme greke, për të cilën marrëveshja mori mbështetjen e votuesve maqedonas. Ndërsa kryeministri grek Aleksis Cipras telefonoi homologun Zaev duke e inkurajuar të vijojë më tej procesin.

Referendumi për emrin në Maqedoni zuri faqet e para të mediave botërore.

Britanikja

“The Guardian

” shkruan se Maqedonia është në prag të një krize të re politike pas pjesëmarrjes së ulët në referendum

Vota për ndryshimin e emrit dështon raporton

BBC.

Ndërsa

“Washington Post”

e ka quajtur një goditje për Perëndimin bojkotimin e votës për anëtarësim në NATO dhe BE.

Tv Klan