Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mbi 15 mijë kosovarë kanë ardhur në Kukës nga rrethe të tjera të Shqipërisë me shpresën për tu kthyer në Kosovë, kështu bëjnë të ditur burime të policisë së rrethit të Kukësit. Ky fluks i kosovarëve drejt këtij qyteti e ka çuar në 97 mijë numrin e përgjithshëm të atyre që janë në Kukës.

Ndërkohë mbetet shqetësues problem i minave. Gjatë dy ditëve të fundit kanë vdekur katër vetë dhe janë plagosur 20 të tjerë në brezin kufitar Kosovë-Serbi. Sidomos shqetësuese është situata në rrethin e Hasit. Organet e specializuara kanë marrë masa për çmilitarizimin e zonave të minuara dhe në të njëjtën mënyrë po veprohet dhe në rrethin e Tropojës dhe Kukësit, ku minat në zonën kufitare kanë marrë jetën e tre personave dhe kanë plagosur 14 të tjerë.

Ndërkohë kthimi i kosovarëve shoqërohet edhe nga kontrollet e vazhdueshme të forcave të KFOR-it brenda në Kosovë. Kështu në rrugën nga kufiri deri në Prishtinë janë vendosur pikat e kontrollit të ushtarëve britanik, amerikan dhe Italian që kontrollojnë këtë rrugë kryesore.

Një pikë e tillë kontrolli është vendosur edhe në Kaçanik ku bëhet kontrolli i të gjitha makinave që hyjnë në drejtim të Prishtinës. E njëjta gjë vërehet edhe në hyrje të Ferizajit. Nga Suareka njoftohet se janë tërhequr të gjitha forcat serbe dhe se po vendosen forcat e Natos./tvklan.al