Një 37-vjeçar në Koplik i cili kundërshtoi policin për një gjobë makine dhe u largua, është arrestuar nga policia.

37-vjeçari me iniciale V.S. kishte parkuar makinën në një vend ku nuk lejohej dhe u gjobit efektivi i rrugores. Por sipas policisë, 37-vjeçari kundërshtoi me forcë punonjësin e policisë dhe u largua.

Ai u arrestua më pas në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

/tvklan.al