31-vjeçari me iniciale L.R., banues në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe ka rënë në prangat e Policisë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ai ka vjedhur me thyerje gjatë natës në një dyqan një shumë parash dhe produkte ushqimore, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”./tvklan.al