E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte një blogere e re, e cila Instagramin e saj e ka të mbushur me foto të bukura nga udhëtimet e saj, por jo vetëm.
Pas përfundimit të fakultetit për Interior Designer në Toronto, Xhorxha u kthye sërish në Shqipëri. Ajo zbuloi pasionin për fotografinë dhe udhëtimet. Në profilin e saj në Instagram shohim që ajo ka vizituar vende si Franca, Italia, Bali, Maroku, duke mos lënë pas edhe bukuritë e vendit tonë.
Në lidhje me udhëtimin e saj në Marok, ajo tregon edhe një episod aspak të këndshëm.
Xhorxha Gjino: Maroku ka qenë vend interesant, por pak i rrezikshëm. Ndoshta nuk është një lajm i mirë për Marokun, por është shumë hajdut. Jemi ndodhur në shumë situata ku desh jemi rrëmbyer.
Rudina Magjistari: Ke rrezikuar të të marrin çantën?
Xhorxha Gjino: Po edhe grupe 6-7 veta që të rrethonin. Unë doja të shkoja në një festival leshi, për përpunimin e leshit se janë shumë të famshëm. Dhe atë ditë më thanë në hotel se është një festival leshi, tingëllon pak qesharake (qesh). Duke pyetur rrugës dhe më thonin gjatë gjithë kohës është në këtë drejtim. U shtua njëri, u shtua tjetri dhe shoku im po më thoshte: Xhorxha do na vjedhin, që kështu hajde kthehu, se nuk po më duket normal. Po jo i thoja unë çfarë do na vjedhin? Vazhdo rrugën, vazhdo rrugën, deri në një moment kur pashë 6-7 veta, që po i bënin me shenjë njëri-tjetrit. Dhe unë i thashë duhet të kthehemi direkt se nuk qenka shaka. Si përfundim nuk e pamë festivalin, por shpëtuam./tvklan.al