Ai është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin Herion Mustafaraj të cilin e njohim si “Beni” pasi ka lënë gjurmë në memorien tonë si djali çamarrok në filmin e famshëm shqiptar “Beni ecën vetë”.

Edhe pse prej 27 vitesh vazhdon jetën e tij në Amerikë, ai nuk i ka munguar skenës shqiptare me projekte të ndryshme. Por këtë herë ai ishte në studion e “Rudina” në Tv Klan me vajzën e tij Dea.

Gjatë emisionit ai foli për marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën 15-vjeçare, e cila vizitonte për herë të parë Shqipërinë dhe tregoi për një nga momentet më delikate të jetës së tij, divorcin me bashkëshorten.

“Kur u divorcuan prindërit e mi unë isha thjeshtë 1 vjeç dhe jam rritur me këtë pjesë të jetës. Unë shihja familje të varfra që babai pinte, por për mua ishte më e vyer që ai kishte nënë e babë bashkë sesa unë që nuk i kisha. Unë i adhuroja dhe shpesh shkoja tek shtëpitë e shokëve të mi dhe haja bukë me ta. Unë me Evin, ish-gruan time jemi divorcuar kur Dea ishte e madhe, ishte 13 vjeç dhe i kuptonte gjërat. Ne menduam se ishte më mirë të ecnim në rrugët tona. Dea tani jeton me mamanë, gjyshin dhe gjyshen nga ana e mamasë. Ne vazhdojmë të jemi shumë miq”,

tregoi aktori.

“Cash Only” është gjithashtu një nga projektet e rëndësishme të Herionit që shfaqet në ‘Netflix’. Ai luan një nga rolet më të spikatura dhe quhet Agron. “Cash Only” është prodhuar në Amerikë nga lobi amerikano – shqiptar i Detroitit, duke sjellë një tjetër këndvështrim të jetës amerikane. Filmi është fitues i shumë çmimeve në festivalet ndërkombëtare të filmave.

/tvklan.al