Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan shënoi nivelet më të ulëta të 8 muajve e gjysmë ndaj Euros pasi investitorët ndërkombëtar filluan sërish, shitjet masive të dollarit duke u fokusuar sërish në problemet strukturore të ekonomisë amerikane. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Dollari amerikan shënoi nivelet më të ulëta të 8 viteve të fundit ndaj frangës zvicerane dhe nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit ndaj dollarit kanadez. Në orët europiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët europiane u shkëmbye afër niveleve rekord të 1 euro baras me 1.28 dollarë.

Sipas informacione të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor leku është vlerësuar ndaj dollarit amerikan, në një kohë që ka humbur terren Euros./tvklan.al