Erjola dhe Erti ishte çifti që fitoi garën në këtë episod të dytë të “Lufta e Nuseve”, që transmetohet në Televizionin Klan. Ata morën vlerësimet maksimale nga të dyja nuset konkurrente, duke fituar udhëtimin në Rubi Platinium.

Këtë mbrëmje, dasma e parë ishte ajo e Anisës me Arditin. Një ambient i bukur, një atmosferë e mrekullueshme, festë e vërtetë me këngëtare dhe orkestër fantastike.

Dasma e dytë ishte ajo e Eglës dhe Lulit. Një dasmë me një dekor elegant dhe me motive tërësisht veriore.

Episodi u mbyll me dasmën e Erjolës dhe Ertit. Një hapje spektakolare nga Erti me këngën kushtuar Erjolës. Atmosfera ishte në maksimum./tvklan.al