“Falco”, produksioni i parë kinematografik i Bes Kallakut, u shfaq më në fund premierë të mërkurën.
Një event plot personazhe ndër më të diskutuarit e ekraneve shqiptare, një pjesë e mirë e të cilëve janë pjesë e kastit të “Falco”.
Subjekti rrëfen me humor historinë e një Skifteri- siç e quan Kallaku- i cili mëson se është bërë deputet në Shqipëri.
E ndonëse siç është shprehur më parë, ka dy vite që përgatitet për realizimin e këtij filmi, xhirimet por mbi të gjitha post produksioni, janë kryer në kohë rekord.
“Falco”, u vu në qendër të vëmendjes edhe për zgjedhjen e kastit, ku krahas aktorëve të afirmuar të humorit, shfaqet si protagoniste Bleona Qereti.
E ndonëse të famshëm pati plot, ajo që rrëmbeu gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të premierës së “Falco”, ishte padyshim vogëlushja Ajka. /tvklan.al