Keir Starmer, një avokat i të drejtave të njeriut nga një qytet i vogël i jugut të Anglisë, do të bëhet Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Një ish-gjyqtar në Angli dhe Uells, Starmer është përshkruar shpesh nga rivalët e tij konservatorë si avokati i krahut të majtë të Londrës. Ai mori titullin Sir për rolin e tij si kreu i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës në Uells dhe kundërshtarët e tij pëlqejnë ta përdorin titullin e tij për ta portretizuar atë si elitar.
Starmer i lindur në vitin 1963, babai i tij ishte një prodhues mjetesh dhe nëna e tij një infermiere.
Si student, Starmer shkëlqeu në shkollë, duke luajtur flaut, futboll me vëllezërit e motrat e tij, të cilët e quanin atë Superboy. Ai pohon se ka pasur kohë të vështira në fëmijërinë e tij që kanë formësuar disa nga pozicionet e tij politike për çështje të tilla si inflacioni apo financimi i qeverisë për sistemin kombëtar shëndetësor.
61- vjeçari iu bashkua Laburistëve në moshën 16-vjeçare. Në vitin 2015 u zgjodh deputet, në 2019 fitoi lehtësisht zgjedhjet paraprake të partisë për të pasuar Jeremy Corbyn, i cili u mund nga Boris Johnson. Starmer ka qenë deputet që nga viti 2015 dhe lider i opozitës, sfiduesi kryesor i kryeministrit Rishi Sunak nga viti 2020.
Shpeshherë Kreu i Partisë Laburiste nuk ishte dakord me ish-liderin e partisë Jeremy Corbyn, një socialist, i cili u tërhoq nga partia. Starmer ka imponuar disiplinë mbi partinë, i ka hedhur poshtë disa nga politikat socialiste të Corbyn dhe ka kërkuar falje për antisemitizmin që u përdor nga Corbyn.
Me ciklet zgjedhore të Britanisë dhe Amerikës që përkojnë në të njëjtin vit për herë të parë që nga viti 1992, ka shumë pasiguri se si mund të duken marrëdhëniet SHBA-Britani deri në fund të vitit. Starmer ka shprehur admirim për Presidentin Biden, veçanërisht fokusin e tij në krijimin e vendeve të punës dhe investimet në industrinë vendase.
Mediat shkruajnë se pritet që Biden ta ketë një aleat të ngushtë Starmer, nëse zgjidhet president në vitin 2025. Nëse ish-presidenti Donald Trump do të fitojë në nëntor, marrëdhëniet SHBA-Britani ka të ngjarë të jenë pak të vështira.
6-vjeçari është martuar me Victorian e cila rrjedh nga një familje hebreje që emigroi nga Polonia dhe një nënë angleze që u konvertua në judaizëm do të vi në Downing Street pas fitores dërrmuese të laburistëve të majtë.
Klan News