Ami, Lorena dhe Anisa kanë shijuar dhe vlerësuar në detaje dasmat e njëra-tjetrës.

Megjithatë fituesja është vetëm një.

Të treja vajzat shprehen se janë mjaft ambicioze, por pavarësisht ambicies Lorena e vlerëson edhe si një kujtim të bukur për të dhe vajzën e saj, e cila festoi 1 vjetorin pikërisht në ditën e dasmës së prindërve të tyre.

Pasi dëgjuan vlerësimet e njëra-tjetrës për secilën nga dasmat, çifti që triumfoi ishte Anisa dhe Ivi. Çifti fitues u rendit në vendin e parë me një total prej 150 pikësh, nga 170 që ishte totali.

/tvklan.al