Kryeadministratori i Kosovës Benard Kushner ka lëshuar sot një deklaratë speciale për shtyp. Pas prononcimeve mjaft optimiste të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtar mbi stabilitetin në Ballkan ose i ashtuquajturi demokratizim i Serbisë, doktori fancez ka dhënë sot një mesazh të qartë, mos e harroni Kosovën. Edhe pse demokrazitimi i Serbisë është një rëndësi e veçantë për Ballkanin, nuk mund të themi se Ballkani do të stabilizohet kaq shpejt.
Shqiptarët nuk luftuan vetëm kundër Millosheviç, por kundër serbëve. Kështu që është një gabim i madh që të thuash se ndryshimet në qeverinë serbe do të ulin gjakrat mes dy etnive në Kosovë, ka thënë Kushner. Këtë deklaratë ai e paraqiti sot kundër ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së. Kushner shtoi se heqja e sanksioneve ndaj Serbisë, duhet të kushtëzohet me lirimin e të burgosurve shqiptarë atje.
Ai ka theksuar gjithashtu se çdo shqiptar momentalisht kërkon pavarësinë dhe sipas tij zgjidhja e problemit të madh të statusit të Kosovës që në këto momente do të rihapte konfliktet./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori