Parlamenti rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për emërimin në postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të këshilltarit të tij për sigurinë, Bahri Shaqiri.
Socialistët dhanë votën pro për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor Parlamentar për procedurat e ndjekura nga DSIK për Genti Cakajn. Ngritjen e këtij komisioni e kërkoi dhe presidenti Meta. Kjo pas akuzave të bëra në adresë të këtij institucioni se ka dhënë certifikatën e sigurisë për Genti Cakajn pa kryer hetimet e nevojshme.
Parlamenti miratoi dhe aktin normativ për disa ndryshime në buxhet që parashikon investime në konviktet e studentëve në Tiranë dhe Durrës. Parlamenti miratoi emrin e Blerina Gjylameti si bashkëkryetarë të Komisionit te Reformës Zgjedhore dhe përfshirjen në këtë komision edhe të ish ministrit Damian Gjiknuri.
Tv Klan